LAJM I RËNDË nga ZVICRA/ Tronditen Mërgimtarët, Mbi 100 Shqiptarë kanë Humbur Jetën atje nga Koronavirusi

Share

Nga fillimi i pandemisë e deri tani numri i personave që kanë ndërruar jetë ka shkuar në 3.464, ndërsa 285.655 është shifra totale e të infektuarëve. Në mesin e atyre që kanë pësuar janë edhe shqiptarët, si një komunitet i madh në këtë vend.

genimg
genimg
genimg
genimg

ambulanca
Sipas gazetës zvicerane në gjuhën shqipe “Le Canton27.ch” në Zvicër mbi 100 shqiptarë brenda këtij viti kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ndërsa shifrat e të infektuarëve shkojnë mbi 3200. Kjo është shifër jo zyrtare e nxjerrur në bazë të burimeve nga spitalet, mjekët shqiptarë, dhe burime e kontakte me familjarët e personave të ndjerë. Sipas burimeve të redaksise së kësaj gazete, numri më i madh i atyre që kanë ndërruar jetë dhe që janë infektuar nga ky virus janë nga rajoni i Cyrihut, pasaj Gjeneva, Lozana dhe kantoni Tiçino, mjedise që kufizohen me Italinë dhe Francën, që kanë raste masive.

genimg
genimg
genimg
genimg

Mediat kanë shkruar se kjo shifër e lartë në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër është si pasojë e lëvizjeve të tyre të pakontrolluara drejt vendlindjes së tyre, Kosovë, Maqedoni e në Luginë, që janë zona të goditura nga pandemia. Por, problem janë edhe lëvizjet drejt Italisë e Francës. “Le Canton27.ch”, nga burimet e aeroportit të Prishtinës ka mësuar se gjatë periudhës janar-tetor, rreth 300.000 mërgimtarë nga Zvicra kanë hyrë në Kosovë.


Share

Komente