Lajm tjetër i keq për Juventusin, bardhezinjtë i ndjek fati i keq, , ylli i kampionëve të Italisë infektohet me Covid-19

Share

Lajm tjetër i keq për Juventusin.

Pas konfirmimit pozitiv me Koronavirus të Aleks Sandros dhe Huan Kuadrados, tani është infektuar edhe Matijs De Ligt.

Mbrojtësi holandez pas kontrolleve të kryera të tamponit ka rezultuar pozitiv dhe ai menjëherë është vetë-izoluar në banesën e tij.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi bardhezi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar:

“Klubi i Juventusit komunikon se në kontrollet e kryera të tamponit, është vërejtur pozitiviteti me COVID-19 të lojtarit, Matijs De Ligt. Futbollisti është vetë-izoluar.”, përfundon komunikatën Juventusi.


Share

Komente