January 21, 2022

Lajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, autobusi me pasagjerë përplaset me “Mercedez”

Shpërndaje lajmin

Një autobus pasagjerësh është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në zonën e Golemit të Durrësit.

Autobusi është përplasur me makinën tip “Mercedez-Benz” me ngjyrë të kuqe. Burimet nga policia konfirmuan se nuk ka të dhëna për persona të plagosur nga ky aksident, por vetëm dëme materiale.

Si shkak i përplasjes janë formuar radhë kilometrike në autostradë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të menaxhuar trafikun e krijuar.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *