Lajmi fundit: Humbë jetën Ministri i Brendshëm ukrainas dhe zëvendësi tij

Shpërndaje lajmin

Ministri i Brendshëm ukrainas, zëvendësi i tij dhe një zyrtar tjetër janë personat e vrarë nga rrëzimi i helikopterit pranë çerdhes në rajonin e Kievit, përcjell albinfo.ch.
Siç raporton BBC, nga ky sulm që është kryer nga ushtria ruse janë vrarë 16 persona.
Sipas raportimeve, një helikopter është rrëzuar pranë një çerdheje në qytetin ukrainas të Brovary, afër Kievit. Guvernatori i Kievit, Oleksiy Kuleba, raporton se ka viktima në vendngjarje dhe fëmijët ndodheshin në çerdhe në momentin e përplasjes.
Ai shkroi në Telegram: “Në momentin e tragjedisë, fëmijët dhe stafi i institucionit ndodheshin në kopsht. Të gjithë tani janë evakuuar”.
Ndihmësi presidencial, Kyrylo Tymoshenko ka thënë se ekuipazhet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po bëhen kontrolle për viktimat.
“Ne po zbulojmë informacione për viktimat dhe rrethanat”, shkroi Tymoshenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Police chief: Helicopter crash in Brovary kills 16 people, including Interior Minister Denys Monastyrskyi.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) January 18, 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *