Lajmi i mirë për Barcelonën, UEFA konfirmon pjesëmarrjen e katalanasve
Barcelona duket se i ka lënë pas problemet, ndërsa tanimë vijon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Blaugranët po tentojnë të përforcojnë skuadrën, ndërsa afrimi i bujshëm i kësaj vere ishte mesfushori gjerman Ilkay Gundogan. Pak orë më parë, katalanasit kanë marrë një lajm të mirë që vjen nga UEFA.
Ka qenë qeveria evropiane e futbollit ajo e cila ka bërë me dije se çështja Negreira është mbyllur, ndërsa ndaj tyre nuk ka dënim.
E thënë ndryshe, Barcelona do të jetë pjesë e kompeticionit më të lakmuar për klube në Evropë, duke synuar ta fitojë atë. UEFA nuk do të bëhet pengesë për klubin, i cili rrezikonte të dënohej për sezonin 2023-2024. Kjo për faktin se spanjollët janë akuzuar për transferimin e shumave të mëdha parash te ish-arbitri spanjoll, Jose Maria Enriquez Negreira.
Kanë qenë Mirjam Koller dhe Jean-Samuel Leuba, dy inspektorët e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës të ngarkuar me hetimin, që kanë dhënë vendimin e tyre duke autorizuar Barcelonën të marrë pjesë në kompeticionin e ardhshëm evropian. Pavarësisht këtij lajmi pozitiv për Barcelonën është komisioni i apelit ai i cili brenda 10 ditëve duhet të japë një përgjigje përfundimtare për fatin e klubit spanjoll.
LEXONI GJITHASHTU:
Nis “Summer Cube” në Euronews Albania, moderatorja Greta Topjana zbulon risitë
Tentoi te vriste një person për gjakmarrje, arrestohet 28-vjeçari dhe porositësi