Lampard vendos rekord, trajneri i parë në historinë e Chelsea që e nis me 4 humbje

0
Shpërndaje lajmin

Chelsea është drejt një dështimi të plotë në Premier Leaguen angleze, ndërsa tanimë është jashtë Champions Leagues.
Jo vetëm për këtë sezon, por londinezët me shumë mundësi nuk do të kualifikohen në kompeticionet evropiane në sezonin e ardhshëm. Pjesë e dështimit është bërë dhe trajneri aktual, ish-ylli i kësaj skuadre Frank Lampard. 44-vjeçari u rikthye në krye të bluve dhe shihej si shpëtimtari i këtij sezoni, por që aventura nuk rezultoi e tillë.
Në 4 përballje ku skuadra drejtohet pret tij, ka regjistruar 4 humbje, dy në kampionat dhe 2 në ligën e kampionëve. E thënë ndryshe kjo është hera e parë në historinë e Chelsea, ku një trajner e nis aventurën e tij me 4 disfata të njëpasnjëshme.
Aktualisht cilësohet si tekniku më i dobët që ka drejtuar ndonjëherë blutë, ku debutoi me humbje ndaj Wolves, më pas në Bernabeu u mund 2-0. Po ashtu në Premier League dështoi të fitonte ndaj Brightonit, si dhe në ndeshjen e kthimit po ndaj Realit të Madridit.
Duket se aventura e tij do të përfundojë më tepër se ç’pritej, ndoshta edhe para përfundimit të këtij sezoni futbollistik.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Chelsea përballet me Liverpoolin. Blutë e Londrës kërkojnë kthesën
Shkarkohet trajneri Potter, drejtuesit e Chelsea të pakënaqur me trajnerin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *