September 20, 2021

LAPSH: Diplomoi gjenerata e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, kantoni i Cyrihut

Shpërndaje lajmin

Koha e ndryshueshme, por kryesisht me diell e kësaj dite jo edhe fort të nxehtë, ishte e mirëseardhur pas shumë ditëve me shi dhe temperaturave të ulëta në Cyrih. Fëmijë, prindër nxënës e të ftuar të tjerë ishin grumbulluar në oborrin e Rinora 4, një ndërmarrje kjo e suksesshme dhe e madhe shqiptare në Zvicër, e cila na e kishte vënë infrastrukturën e saj po ashtu të madhe në dispozicion për të organizuar ceremoninë e ndarjes së diplomave të vitit shkollor 2020/21, për gjeneratën e fëmijëve shqiptarë në kantonin e Cyrihut, të cilët këtë vit përfundojnë vijimin e mësimit plotësues në gjuhën shipe,  i cili organizohet që prej 30 vjetësh nga LAPSH-i (Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në kantonin e Cyrihut). Nxënës, prindër e mësues dhe mësuese defilonin në orborr. Në fytyrat e tyre vërehej një lumturi dhe entuziazëm me rastin e këtij manifestimi. Kjo sigurisht edhe për faktin se njerëzit si në tërë botën kaluan një vit e më tepër nëpër vështirësitë pandemike dhe i gëzoheshin takimit fizik me njëri-tjetrin dhe mundësisë që për pak kohë të jenë së bashku.

Kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, z. Naser Ulaj, i cili njëherësh është edhe mësues i LAPSH-it, përshëndeti personalisht prindërit dhe nxënësit, si dhe të pranishmit e tjerë në oborrin e Rinora 4, e u uroj atyre mirëseardhje në këtë manifestim.

Rreth orës 16:40 filloi manifestimi. Hapësira brenda objektit ishte mjaft e madhe për të mbajtur distancën për sa u përket rregullave pandemike. Defilimi i fëmijëve të vegjël me veshje kombëtare e hapi manifestiumin e sotëm. Duartrokitjet e të pranishmëve e bënë edhe më madhështor këtë prezentim, sikurse edhe muzika popullore shqiptare, e cila ishte lëshuar në prapaskenë si për t’i dhënë jetë këtij parakalimi të nxënësve, i cili ishte edhe përshëndetje për të gjithë të pranishmit, duke përfshirë këtu edhe disa recitime me motive atdhetare.

Pas parakalimit, mësuesja Dafina Haziraj shpalli takimin të hapur, duke iu uruar mirëseardhje, nxënëve, prindërve, arsimtarëve dhe kryesisë së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut si dhe të pranishmëve të tjerë. Një përshëndetje e posaçme iu drejtua poashtu edhe Udhëqësit të Misionit konzullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Samit Kastratit-Ministër këshilltar si dhe zonjës Bahrije Sylejmani, Sekretare e dytë, konzule dhe përgjegjëse për arsim dhe kulturë pranë kësaj konzulate.

Emocionuese ishin fjalët e mësueses Dafinë për nxënësit që po diplomonin sot. “Të dashur nxënës- ju drejtua ajo fëmijëve, ju që po diplomoni sot, ne si mësues dhe si LAPSH ju urojmë juve shumë shëndet, shumë suksese dhe shumë dashuri për gjuhën dhe vendin nga vijmë”. “Paçit fatin e mbarë- uroj mësuesja nxënësit që po diplomoheshin”.

Ajo, ftoj pastaj në skenë z. Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për një fjalë të shkurtër pëshëndetëse.

Zoti Ulaj përshëndeti të pranishmit shkurtazi, iu roj mirëseardhje dhe shëndet të mirë. Edhe ai u uroj shumë fat e mbarësi nxënësve që sot po diplomonin duke u shprehur se: “Gjuha shqipe duhet të kultivohet, mësohet e përvetësohet edhe pas mbarimit të shkollës dhe se ajo është një urë lidhëse ndërmjet atëdheut dhe vendit ku jetojmë”.

Fjalën zoti Ulaj më pastaj ia përcolli fillimisht konzules dhe Sekretares së dytë të Konzulatës, e cila njëherësh është edhe pëgjegjëse për arsimin dhe kulturën, zonjës Bahrije Sylejmani. Ajo në fjalën e saj të shkurtër përshëndeti të pranishmit, e sidomos nxënësit dhe u uroj atyre fat e mbarësi.

Pas saj fjalën e mori z. Sami Kastrati, Udhëqës i Misionit konzullor të Republikës së Kosovës në Cyrih -Ministër këshilltar, i cili në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha: “Të dashur nxënës., prindër dhe të pranishëm të tjerë, unë ju përshëndes në emër të Kozulatës së Republikës në Cyrih me urimet më të mira për të gjithë ju e sidomos për nxënësit që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe në kuadër të LAPSH-it, por nëveçanti ata të cilët diplomojnë sot”. Ai përshëndeti, kryetarin e LAPSH-it kantonal z. Naser Ulaj sikurse edhe kryetarin e LAPSH-it qendror z. Nexhat Maloku, njëherash edhe mësuesit/set në kantonin e Cyrihut dhe kryesinë e LAPSH-it të Cyrihut, për organizimin e këtij manifestimi dhe falënderoj LAPSH-in në tërësi për punën e palodhshe që këtu e 30 vjet, në shërbim të komunitetit dhe fëmijëve shqiptarë.

Udhëheqësi i misionit konzullor në Cyrih bëri apel tek të gjithë që fëmijët ti dërgojnë në mësimin plotësues në gjuhën shqipe, i cili mësim organizohet nga LAPSH-i, sepse aty fëmijët mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të kuptojnë gjuhën shqipe, tha ai. Ata aty njihen me bashkëmoshatarët e tyre nga të gjitha trevat e atdhëdheut dhe kjo është një përparësi shumë e madhe, pra njohja me njëri-tjetrin.

Në fund fjalën e mori edhe z. Nexhat Maloku, kryetar i LPASH-it qendror në Zvicër i cili pasi përshëndeti të pranishmit, theksoj rolin dhe rëndësinë që ka mësimi i gjuhës shqipe në mërgim për fëmijët shqiptarë dhe përparësitë që u krijohen fëmijëve kur dijnë të lexojnë, shkruajn dhe kuptojnë shqip.

Pas përshëndetjeve të rastit manifestimi vijoj me dorëzimin e diplomave nxënësve që këtë vit mbarojnë me mësimin shqip, ku secili mësues apo mësuese ftonte nxënësit e vet në skenë dhe u dorëzonin diplomat. Të diplomuarit merrnin edhe nga një lule me rend nga fëmijët e vegjël të cilët parakaluan në fillim të manifestimit në skenë. Zotni Nexhat Maloku mësues dhe kryear i LAPSH-it-qendror kishte sjellur për të gjithë të diplomuarit nga një libër si dhuratë për ta.

Në fund manifestimi u mbyll me dy valle instrumentale të ekzekutuara me violinë si dhe dy recitale të të interpretuara nga nxënësit që vijonë mësimin shqip.

Këtë shkrim po e përcjellim edhe me disa fotografi të shkrepura me këtë rast.

Për më shumë foto klikoni në: www.lapsh-zh.ch. Fotot dhe shkrimin mund t’i shikoni sapo të janë plasuar në Webfaqen e LAPSH-it për kantonin e Cyrihut.

Urime për nxënësit e diplomuar! Fat dhe mbarësi në jetë!

Për më shumë informata rreth punës së LAPSH-it për kantonin e Cyrihut dhe pikat shkollore mund të informoheni në:

https://lapsh-zh.ch/kuadri_mesimor.html

https://www.lapsh-zh.ch/paralelet.html

https://www.lapsh-zh.ch/donatoret.html

LAPSH- i për kantonin e Cyrihut

Gëzim Kasumaj, nënkryetar


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *