Lara Colturi e 17-ta në nivel bote 

Shpërndaje lajmin

Lara Colturi vazhdon të regjistrojë rezultate të larta për Shqipërinë në ski. Pas titujve kampione bote për të reja, 17-vjeçarja u pozicionua e 17-ta në dy garat ku mori pjesë, në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Kronplatz.
Skiatorja kuqezi konkurroi mes më të mirave në botë. Mjafton të kujtosh se eventi në Dolomite u fitua nga kampionia amerikane Mikaela Shifrin, e cila vendosi edhe një primat, si femra që ka fituar më tepër në historinë e Botërorit të skive, me suksesin e 83-të në karrierë, shkruan A2 përcjell albinfo.ch.
Ndalesa e radhës për Lara Colturin do të jetë etapa e Kupës së Botës në Çeki, në datat 28 dhe 29 janar, ku do të konkurrojë në garën e Sllallomit.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *