Lara Coturi javën tjetër merr pjesë në Botërorin e të rriturve

Shpërndaje lajmin

Me tre podiume dhe 3 medalje të arta në 4 garat e zhvilluara në këtë javë të Kupës së Botës për të rinj që po zhvillohet në St Anton të Austrisë, Lara Courit mbyll testin e saj për të vazhduar në Kampionatin Botëror për të rritur që zhvillohet në Kronplatz të Italisë javën e ardhshme.
Një kalendar i ngjeshur për sportisten, e cila garon për Shqipërinë dhe që na dha mundësi të kemi edhe një kampione bote në sportin e Skive.
Sot Lara Coturi e bija e Daniella Ceccarellit ish-kampione olimpike për Italinë, është në qendër të vëmendjes së specialistëve të këtij sporti falë rezultateve mjaft të mira në këtë edicion, që kulmuan këtë javë me medaljen e artë Botërore në moshën 16-vjeçare, transmeton tch, përcjell albinfo.ch.
Një talent në rritje, nga e cila po përfiton edhe Shqipëria për të qenë mes shteteve më të mëdha europiane që sportin e skive e kanë sport kombëtar, si Austria, Zvicra, Italia, Franca, Suedia, Norvegjia, Kanadaja apo SHBA-ja.
Sezoni i parë sipas trajneres së saj ishte një test për të kuptuar se deri ku mund të shkojë Lara Colturi dhe shenjat e dhëna janë vërtet premtuese.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *