Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, ka nisur një gare të re mes forcave politike, ajo e “rrëmbimit” të anëtarëve nga njëri krah në tjetrin.
Prej disa ditësh në media kemi parë dhjetëra lajme për anëtarët që braktisin LSI-në për t’iu bashkuar PS-së. Qoftë anëtarë të thjeshtë apo emra të njohur të politikës, ata kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke braktisur këtë parti.
Tashmë vjen edhe përgjigja e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila sot nga Cakrani i Fierit ka prezantuar mbështetësin më të ri, por jo nga mosha në këtë rast, xha Kamberin.
Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: Xha Kamberin e kemi pasur dhe socialist.
Xha Kamberi: Të thashë kur erdhi Iliri e kam pritur piva kafe.
Kryemadhi: Ishe me PS-në atëherë nuk e takove, ta prishi mendjen Kejdi, mbesa jote.
Xha Kamberi: Do bëjmë përpjekjet me miq me shokë, të jemi pro për këtë punë.