Prej disa ditësh CNA.al ka raportuar për largime të bujshme nga Lëvizja Socialiste për Integrim, drejt Partisë Socialiste.
Mes të larguarve janë edhe ish-ministrat Nasip Naço dhe Lefter Koka, për të cilët është pyetur sot zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.
Luana Rama tha se çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme, ndërsa theksoi se Rama po i mbledh ata në atë që ai e quan tufë hajdutësh.
“Çdo ikje e së keqes është ikje e rëndësishme. Ata kanë qenë të përfaqësues të mandatuar nga LSI në qeveri, dhe paradoksalisht dhe refreni i kryeministrit është i lidhur me korrupsionin, me vjedhjen e ministrave të LSI. Ai gjithë këta po i mbledh në tufën e vet duke i bashkuar me tufën e hajdutëve dhe vjedhësve të rilindjes. Ky është një proces që nuk më shqetëson aspak”, u shpreh zv.kryetari i LSI në Euronews Albania.
Nga ana tjetër edhe kryetarja e LSI thumboi të larguarit nga gjiri i partisë që ajo drejton, ndërsa deklaroi se nuk i ngjallin asnjë emocion./ CNA.al
Largimet e njëpasnjëshme/ Kryemadhi thumbon Kokën dhe Naçon: S’kam asnjë emocion