Lavrov do të bisedojë me shefin e OKB-së për marrëveshjen e grurit me Ukrainën

0
Shpërndaje lajmin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të diskutojë marrëveshjen e eksportit të grurit të Ukrainës në Detin e Zi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Nju Jork javën e ardhshme.
Lavrov do të kryesojë dy takime të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ndërsa Rusia do të mbajë presidencën e trupit 15-anëtarësh në prill, shkruan Reuters.
Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia tha se Lavrov dhe shumica e delegacionit të tij kishin marrë viza amerikane për të udhëtuar në Nju Jork.
Rusia ka paralajmëruar se perspektiva për marrëveshjen që lejon eksportin e sigurt të drithitgjatë kohës së luftës nga portet ukrainase të Detit të Zi përtej 18 majit nuk është “aq e madhe”.
Marrëveshja e eksportit të grurit u ndërmjetësua nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik 2022 për të ndihmuar në trajtimin e një krize globale të ushqimit që zyrtarët e OKB-së thanë se ishte përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës, lufta më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *