LDK-ja refuzon ftesen e Kurtit për takim: Keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit

0
Shpërndaje lajmin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në përgjigje të ftesës për takim nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ia ka kthyer letrën.
Përmes letrës, Kurti ka thënë se e konsideron si të vonuar iniciativën, që pas tre vitesh e gjysmë në pushtet të tentojë të gjejë klimë bashkëpunimi, kur sipas tij, vetë Kurti ka shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit.
“Në përgjigje të letrës tuaj, e konsideroj të vonua tani që , pas tre vitesh e gjysmë në pushtet, të tentoni të gjeni një klimë bashkëpunimi kur keni shuar rrënjësisht frymën e bashkëpunimit e kur keni mbjellë polarizim ofendues të skajshëm ndaj të gjitha partive politike tjera në Kosovë dhe përfaqësuesve të tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon përherë të jetë mbështetëse për interesit madhore të Republikë, ndonëse nuk i jeni përgjigjur asnjëherë kësaj gatishmërie më bashkëpunim reciprok. Ndërsa, për votimet e marrëveshje ndërkombëtare LDK-ja i konsideron ato mbi politikat ditore, prandaj do të vazhdojë t’i votojë, siç dhe ka vepruar deri më tani”, thuhet në letrën e Abdixhikut./albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *