“Le Rolex-in për një Casio”, Shakira sulmon hapur Pique në këngën e re
Shakira së fundmi është ndarë nga Gerard Pique.
Këngëtarja duket se ka goditur futbollistin dhe të dashurën e tij, Clara Chia Marti, në tekstin e këngës së saj të re, përveç bashkëpunimit me Ozunën, që përsëri ishte një dedikim për ish-bashkëshortin.
Ndryshe nga kënga e parë pas ndarjes, ku Shakira dukej e trishtuar dhe duke përjetuar ngjarjet që po i ndodhnin, kjo këngë e re vjen me një version të fortë të këngëtares e cila siç duket është rikuperuar plotësisht nga zhgënjimi dhe tashmë godet jo vetën futbollistin, por dhe të dashurën e tij.
Kënga e publikuar të mërkurën është një bashkëpunim me producentin Bizarrap.
Në tekst thuhet: “shkëmbeve Ferrarin me një Twingo, Rolex-in me një Casio, unë isha e madhe për ty, ndaj je me një si vetja”. Vetë kënga titullohet “Për tipa si ty”.
Për ata që se dinë, Shakira dhe Gerard njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh së bashku në qershor të vitit 2022. Ish-çifti kanë së bashku dy djem, Milan dhe Sasha. Që nga ndarja, Gerard është parë disa herë me dashurinë e tij të re Clara.
LEXONI GJITHASHTU:
Artistët refuzojnë Botërorin, pas Dua Lipës në Katar nuk shkon as Shakira
VIDEO| Shakira i puth këmbët të atit, momenti emocionues nga spitali