Leclerc e pranon: Sainz po bën më mirë se unë

0
Shpërndaje lajmin

Charles Leclerc konfirmon se Carlos Sainz po bën më shumë se monegasku për të marrë maksimumin nga makina në betejën me kampionët e Formula 1, Red Bull por shton se kjo situatë nuk e vë atë në vështirësi. Sainz që do të largohet nga skuderia italiane në fund të sezonit për ti bërë vend 7 herë kampionit të Botës, Lewis Hamilton, është 4 pikë pas Leclerc megjithëse nuk garoi në Arabinë Saudite për shkak të apandesitit.

Spanjolli ka përfunduar në podium në 3 garat që ka marrë pjesë përfshi triumfin në Australi pas kthimit nga ndërhyrja kirurgjikale. Leclerc e pranon se shoku i skuadrës po garon në nivel shumë të lartë çka është pozitive për skuadrën. Gjë që e kushtëzon pilotin nga Monako të përpiqet më shumë, sidomos në Provat Zyrtare ku ai po has ende probleme në vendosjen e një xhiroje të shpejtë. Mirpo Leclerc është besimplotë që ai do të përmirësohet shumë shpejt edhe në këtë element.
Ferrari renditet në vendin e dytë në botërorin e konstruktorëve me 21 pikë pas Red Bull. Sainz u rendit i treti në Bahrein dhe Japoni me Leclerc një vend më poshtë. Ndërsa në Australi Ferrari zuri dy vendet e para.
LEXONI GJITHASHTU:

Verstappen mundi Leclerc për të 1’in “pole position” të sezonit 2024
Ferrari nuk po punon për Hamilton, kampionët e shumëfishtë mendojnë për 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *