Lefter Alla në gjyq: Sulm politik! Po ta dija që do më arrestonin nuk do rikandidoja

Shpërndaje lajmin

Euronews Albania ka mundur të zbulojë dëshminë e kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla, gjatë seancës gjyqësore të mbajtur në GJKKO, në lidhje me arrestimin e tij për abuzime në tenderin e ujësjellësit.
Alla në fjalën e tij drejtuar gjykatës e cilëson arrestimin si një sulm politik për të ndaluar rikandidimin e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kryebashkiaku theksoi se nëse do të ishte në dijeni se mund të arrestohej nuk do ta kishte shpallur kurrë rikandidimin e tij.
“Edhe vetë zot Alla i është drejtuar në nisje të seancës gjykatës se arrestimi i tij është një sulm politik si kryebashkiak i Bulqizës. Nëse ai do ta dinte nuk do të kandidonte më tej, duke e lidhur arrestimin e tij me një rikandidim të mundshëm për Bashkinë e Bulqizës në zgjedhjet lokale”, deklaroi gazetari i Euronews Albania Ferhati.
Ndërkohë që avokati i Lefter Allës, Hysni Demiraj, tha se klienti i tij ka qenë një biznesmen i suksesshëm përpara se të bëhej kryetar bashkie dhe ndaj ai nuk mund të ketë ndërhyrë në tender pasi i njeh ligjet.
Pasi dëgjoi pretendimet e palëve, GJKKO vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e Allës dhe 12 zyrtarëve të tjerë të bashkisë Bulqizë në lidhje me abuzimet me tenderin 3 mln euro të ujësjellësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *