October 17, 2021

Lehtësimi i masave anti-Covid, Manastirliu: Alert nga varianti Delta, mos ulni vigjilencën

Shpërndaje lajmin

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu teksa ka prezantuar masat e reja dhe lehtësimin e tyre për covid-19, ka tërhequr vëmendjen se mbetet ende rrezikshmëri nga varianti Delta i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh.

Sipas Manastirliut, nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid. Ndërkohë ministrja Manastirliu shprehet se nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend.

 “Nga sot në fuqi plani i lehtësimit të mëtejshëm të masave anticovid, për t’i dhënë më shumë frymëmarrje jetës social-kulturore dhe turizmit në vend. Por mbetet ende alerti nga varianti Delta, i cili është identifikuar edhe në vendet pranë nesh, ndaj nuk duhet të ulim vigjilencën dhe duhet të ecim me shpejtësi me vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. #ShqipëriaBuzëqesh”,  shkruan Manastirliu. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *