Lëndët toksike në ish-trikotazhin e Korçës, pastrohet zona nga ekspertët

Share

Zona përreth depos së ish-trikotazhit të Korçës është e pastër nga lëndët toksike dhe nuk përbën më rrezik për banorët.

Grupi i specialistëve, i cili ka nisur punën që prej mbrëmjes së të shtunës( 20 shkurt) dhe deri në orët e para të mëngjesit të sotëm (21 shkurt) ka eleminuar të gjitha vatrat aktive.

Ekspertët matën nivelin e ndotjes jashtë objektit dhe konkluduan se nuk përbën rrezik për banorët.

Fabrika e trikotazhit që në sistemin e kaluar e bëri Korçën një ndër qytetet me prodhimin më të madh, dhe që furnizonte të gjithë popullsinë me tekstile, të shtunën rrezikoi më shumë se 10 familje në lagjen nr 9.

Lëndët toksike, të mbetura në ndërtesën e vjetër e të shkatërruar që nga viti 1990 kanë bërë reaksion, duke çliruar gazra dhe duke vënë në rrezik jetën e banorëve.

Menjëherë pas çlirimit të gazrave, banorët e alarmuar hodhën akuza ndaj autoriteteve lokale, duke thënë se kanë bërë kërkesa para disa muajsh por nuk është marrë asnjë masë.

Ndryshimi i temperaturave, bën që lëndët kimike të bëjnë reaksion dhe të çlirojnë gazra të rrezikshëm, ndërsa bashkia dhe prefektura pas ngjarjes inspektuan zonën dhe deklaruanse në ditët në vijim do të vendoset se çfarë do të bëhet.


Share

Komente