April 15, 2021

Lëndohet futbollisti shqiptar i Salzburgut, Albert Vallçi

Shpërndaje lajmin

Red Bull Salzburg nuk do të llogarisë për të paktën për disa muajt e ardhshëm në futbollistin shqiptar, Albert Vallçin, shkruan albinfo.at.

Mbrojtësi 25-vjeçar pësoi një lëndim të rëndë në nyjën e këmbës gjatë fitores 7-0 në një ndeshje miqësore të zhvilluar të enjten kundër ekipit të divizionit të dytë “Sk Vorwärts Steyr”.

Lojtari ishte ftuar në listën e gjerë për të qenë pjesë e kombëtares austriake, por duket se trajneri austriak të mos e ketë ftuar në formacionin kryesor të ekipit, raportojnë mediat austriake.

Sipas disa të dhënave nga Salzburgu, Albert Vallçi do të operohet gjatë ditëve të ardhshme dhe ai nuk do të jetë në dispozicion për disa muaj.

Trajneri Jesse Marsch e përshkroi dëmtimin e Vallçit si “të hidhur”. Mbrojtësi luajti 26 ndeshje konkurruese për liderët e tabelës së Bundesligës austriake të këtij sezoni, i cili ka shënuar dy gola.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *