Leonardo: Do flasim me Pochettino! Mbappe? Te Reali janë të sigurt ka tre vite

Shpërndaje lajmin

Leonardo dëshiron të vazhdojë të qëndroj te PSG si drejtor sportiv, edhe pse e ka pranuar se ka bërë gabime. Braziliani pas festës së titulli kampion ka folur dhe sigurisht kurioziteti më i madh lidhe me të ardhmen e Kylian Mbappe dhe trajnerit Pochettino.
“Jemi në kontakt direkt me të dhe mendoj se ka thënë të vërtetën. Mbappe është duke menduar për të ardhmen e tij. Mendoj se ka një mundësi të qëndrojë te PSG, por gjithashtu edhe të largohet. Gjithsesi Mbappe është duke e menduar këtë tani.
Në Madrid janë të sigurt prej tre vitesh që Mbappe do të përfundojë te Reali.  Ndoshta mos janë shumë të sigurt për këtë?”, tha duke qeshur braziliani.
“Pochettino? Mauricio ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij. Është normale të diskutojmë në fund të sezonit, për planet në të dyja krahët. Ka qenë një sezon i vështirë, por jemi kampionë tani. Do diskutojmë dhe më pas të shohim”, përfundoi Leonardo. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.