Lëshohet një urdhër-arrest për Donald Trump! Ja akuza që e dënon me vdekje

Share

Një urdhër-arrest është lëshuar të enjten ndaj presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump lidhur me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një lideri të milicisë irakiane vitin e kaluar, thanë autoritetet gjyqësore irakiane, raporton Washington Post.

Urdhër-arresti u lëshua nga një gjykatës në Bagdad, ku po hetohet sulmi me dron i Shteteve të Bashkuara, që la të vrarë gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, tha gjykata irakiane.

Ata u vranë në sulmin që u krye janarin e vitit të kaluar në aeroportin e Bagdadit.

Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit.

Washington Post, shkruan se akuza për vrasje në Irak ka dënim me vdekje. Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik dhe nuk ka gjasa te zbatohet, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij.

Vendimi për ta lëshuar këtë urdhër u tha se u bë “pasi gjykatësi kishte marrë deklaratat nga familja e Abu Mahdi al-Muhadis” të cilët janë në cilësinë e paditësve. Hetimi për këto vrasje është duke vazhduar, njoftoi Këshilli gjyqësor Suprem.


Share

Komente