Levante “macja e zezë” e Atletikos së Madridit, skuadra e Simeones fundoset në shtëpi, ters brenda 3 ditëve

Share

Atletiko e Madridit surprizohet sërish nga Levante. “Los Colchoneros” pasi barazuan me rezultatin 1-1 përpara tri ditësh, skuadra e Diego Pablo Simeones është mundur nga e njëjta skuadër me rezultatin 0-2, duke rihapur më shumë se kurrë kampionatin.

Një gol i Morales në pjesën e parë i dha avantazhin miqve. Nga ana tjetër, Atletiko u përpoq të merrte të paktën 1 pikë, por nuk arriti të konkretizojë asnjë nga rastet e shumta që krijoi përpara portës dhe në fund të sfidës pësoi edhe golin e dytë nga De Frutos në minutën e 95.

Me këtë disfatë skuadra madrilene mban ende vendin e parë në kuotën e 55 pikëve, ndërsa Levante renditet në vendin e 8 me 31 pikë.


Share

Komente