Lëvizje në qeveri, lënë postin e zv/ ministrit për karrigen e deputetit

Share

Në mbledhjen e sotme të qeverisë zv/ kryeministri Erion Braçe ka firmosur disa ndryshime në rang zv/ ministrash. Pas Megi Finos, e cila u emërua zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme është liruar nga detyra Etjen Xhafaj, i cili deri tani ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Arsyeja e lirimit lidhet me faktin se Xhafaj nga shtatori do të futet në Kuvend, pasi në zgjedhjet e 25 Prillit u zgjodh deputet në qarkun e Tiranës. E njëjta gjë edhe për Petro Koçin, i cili lë postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes për karrigen e deputetit, pasi u zgjodh deputet në Fier.

VENDIMET

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Etjen Xhafaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Petro Koçi, zëvendësministër i Mbrojtjes lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

/ Abcnews.al

Komento

Recent Posts

  • CH-Ballkani
  • Koronavirusi: çast pas çasti
  • Kosova
  • Kosovë
  • lajme
  • PAndemia
  • votuesit
  • zgjedhjet

Zgjedhjet në Kosovë: Votuesit nuk do të tregojnë dokumente vaksinimi apo teste

50 mins ago