Lëvizje surprizë brenda PD-së! Zgjidhen drejtuesit politik të demokratëve në Elbasan dhe Durrës

Share

Vendoset zyrtarisht i deleguari politik në qytetin e Durrësit, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka emëruar nënkryetarin e PD-së, Edi Paloka.

Një tjetër i deleguar nga PD në qarqet e vendit. Mësohet se në qarkun e Elbasanit kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vendosur që të delegojë sekretarin e Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Paloka pritet të jetë edhe i pari i listës në qarkun bregdetar, ku ka një sërë problematikash.

Bardhi është edhe i pari në listën e deputetëve që do të nxjerrin demokratët në këtë qark.

Në këtë qark, Bardhi do të ketë përballë numri 2 të PS-së, Taulant Balla.

Më herët janë caktuar drejtuesit politik në Durrës, Edi Paloka, Shkodër, Helidon Bushati, në Fier, Enkelejd Alibeaj dhe në Vlorë, Bujar Leskaj.

Në 7 qarqe të tjera të vendit ende nuk janë bërë të ditur emrat e të deleguarve politikë të PD-së, që do udhëheqin dhe fushatën zgjedhore për në 25 prill.


Share

Komente