Lëvizte me mjet të blinduar dhe pa autorizim, gjobitet shoferi në Shkodër
Policia e Shkodrës gjatë kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë dhe parandalimin e kriminalitetit ka konstatuar një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi L. Gj., banues në fshatin Ishull, Shëngjin, Lezhë, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor. Gjithashtu, u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Audi” dhe do nisin procedurat e konfiskimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Izraeli merr pjesë në bisedime, OKB thotë se kriza e urisë në Gazë po përkeqësohet
E rëndë| Dy shqiptarë humbin jetën në makinën e vjedhur në Itali,1 tjetër i plagosur