Libri i ushtarit gjerman të UÇK-së, më i shituri në Amazon në Gjermani (Video)

Share

fryme lufte

Është bërë e ditur se libri “Frymë lufte”, i ushtarit gjerman të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Roland Bartetzko, është vendosur në vendin e dytë si libri më i shitur në Amazon në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Këtë e ka bërë të ditur vetë autori i librit, Bartetzko, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Libri “Frymë Lufte”, tani është libri i dytë më i shitur në Amazon në Gjermani në kategorinë “biografitë e liderëve ushtarakë” dhe i  47-ti në kategorinë “Librat në gjuhë të huaja” dhe gjithashtu libri më i shitur në gjuhën shqipe në Amazon. Falënderoj prej zemres të gjithë lexuesit dhe u uroj lexim të këndshëm!”, ka shkruar Bartetzko.

Shikoni edhe rrëfimin e tij se si vendosi t’i bashkohet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Fotografia e Roland Bartetzko

The post Libri i ushtarit gjerman të UÇK-së, më i shituri në Amazon në Gjermani (Video) appeared first on Albinfo.


Share

Komente