Lideri serb pro Kosovës, Çedomir Jovanoviç, në gjendje të rëndë, Covid-19  i rikthehet pas 6 muajsh

Share

Lideri liberaldemokrat i Serbisë, Çedomir Jovanoviç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siç bën të ditur gazeta serbe “Alo”, ai ndodhet në terapi të thellë intensive dhe po merr qetësues të fortë dhimbjesh siç është morfina.

Jovanoviç kaloi Covid 19-ën në korrik, ku pati komplikacion të rëndë por megjithatë ja doli.

Gjashtë muaj më parë, Jovanoviç , si pasojë e koronavirusit pati pneumoni të rëndë dhe mezi shpëtoi i gjallë në atë kohë.

Ai doli nga spitali edhe pse ende ishte me pneumoni, imuniteti i tij ra, kështu që mjekët kishin frikë se disa baktere do ta sulmonin atë. Marrëveshja ishte që të pushonte në shtëpi dhe ai jetoi me kujdes.

Edhe pse ka qenë negativ prej Covid 19 që nga korriku, Jovanoviç nuk ishte i aftë për një jetë normale, pasi merrte frymë me zor, lodhej shpejt, luftonte me sëmundjen në organizmin e tij.

Dy muajt e fundit ai kishte ndjerë dhimbje të forta në diafragmë e bëri të ditur se ka vështirësi në frymëmarrje, në ditët e fundit ka pasur dhimbje në gjoks, të cilat u bënë  të padurueshme të Premten, kur ai ndërpreu takimet dhe u shtrua në klinikën Covid-19 në Beograd.

cedo1 600x481 1Pas ekzaminimeve, mjekët i thanë se nuk kishin parë asgjë të ngjashme më parë, se zbulimet e gjakut dhe rrezeve X i tejkalonin njohuritë e tyre dhe se ai duhej të shkonte urgjentisht në spital të specializuar.

Ai ka pneumoni bilaterale, e cila është e mbartur që nga korriku, por mjekët ende nuk kanë zbuluar se cila është diagnoza e vërtetë.

Jovanoviç  vuan dhimbje të tmerrshme, ndaj merr ketanol, trodon, madje edhe morfinë e katër antibiotikë. Të gjithë parametrat e tij janë për tu shqetësuar.

Bashkëshortja e Cedomirit, Jelena Jovanović tha se mjekët janë të mrekullueshëm, të përkushtuar, për të dhënë më të mirën.

Ajo shtoi se Covid-19 është nënvlerësuar, se njerëzit nuk e kuptojnë se sa serioze është kjo sëmundja dhe se nuk duhet të tërhiqemi përpara sharlatanëve, kundërshtarë të vaksinës që banalizojnë të keqen e këtij virusi.

Çedomir Jovanoviç është një nga politikanët më properëndimorë të Serbisë. Gjatë viteve 90 ishte zëdhënësi i opozitës së bashkuar kundër Sllobodan Millosheviçit, dhe më vonë u bë bashkëpunëtor i ngushtë i Zoran Gjingjiçit, Kryeministrit serb të vrarë në vitin 2003 nga një grup paramilitarë i lidhur me pushtetin e Milosheviçit dhe atë të radikalëve të Sheshelit.

Çedomir Jovanoviç ishte i vetmi zë pro Kosovës në Serbi…/Pamfleti


Share

Komente