Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon dorëheqjen e ministres së Arsimit
Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkelur Kushtëtutën me mosshpërndarjen e materialeve shkollore.
“Lidhur me qasjen e qeverise ndaj fillimit të vitit shkollor, përkatësisht, kjo është një rast ilustrativ se si kjo qeveri e trajton fillimin e vitit shkollor si diçka joserioze. Kjo ndodh për herë të parë në historinë e Kosovës. Qeveria ka vendosur që t’i bart përgjegjësitë te prindërit për blerjen e librave shkollor. Kjo qeveri me këtë vendim i ka ikur përgjegjësisë, duke i obliguar prindërit dhe ka zgjedhur një vendim, i cili do të jetë edhe më i kushtueshëm për buxhetin e Qeverisë”, tha ajo, përcjell albinfo.ch.
Ajo shton se Nagavci duhet të japë dorëheqje.
“Në fund kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci, për shkak të mospërgjegjësisë, andaj ikja e saj do të duhej të ishte e menjëhershme”, përfundoi Lushtaku-Sadriu.