Lidhja e Teas me Beartin, Melisa befason me këto fjalë

Share

Ajo është shfaqur edhe më herët në televizion, por u bë më e njohur pas pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen”. Është fjala për Melisa Lleshin, e cila pas largimit nga programi, publikoi këngën e saj të parë, e cila është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Ndërkohë largimi i saj nga “Për’puthen” u shoqërua me disa pikëpyetje, pasi shumë thonë se iku pasi e akuzuan se është në një lidhje me ish-konkurrentin Andi Shehi, e madje edhe bashkëjetojnë. Por një gjë të tillë i mohuan që të dy.

Së fundmi, Melisa ka dhënë një intervistë për “Prive”, ku shprehet se ngarkesa emocionale ishte shkaku i ikjes. Melisa shton se nuk kishte interes për diçka më tepër sesa thjesht miq ndaj djemve.

Çfarë mendon për lidhjen e Teas me Beartin? Rrëfehet

U largova sepse isha shumë rëndë, e kam shprehur edhe aty. Ndoshta jam tipi i personit që pavarësisht se mund të duket nga reagimet që kam, që nuk mbaj dhe shpërthej, faktikisht unë mbaj shumë dhe erdhi ajo pika që u zbraza edhe unë, që thashë shiko se sa t’i bëj dëm vetes më shumë… [po iki] dhe nuk është se kisha një interes më shumë se shoqëror me meshkujt aty brend, thashë le të qetësoj trurin tim dhe të largohem”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

E pyetur nëse ka gjë mes saj dhe Andit, Melisa tha shkurt: “Jo”. Gazetari ndërhyn menjëherë: “A rren Melisa”.

Rrena të bardha, si të gjithë”, replikoi ajo, duke shtuar se eksperienca aty e ka rritur akoma më shumë Melisën.

Çfarë mendon për lidhjen e Teas me Beartin? Rrëfehet

Por si e gjykon ish-konkurrentja lidhjen Tea-Beart që ka bërë shumë bujë në media?

Unë kam vetëm diçka për të thënë, kushdo që ka dashuruar arrin të kuptojë që dashuria të verbon dhe nuk pyet për asgjë, pastaj arsyet e tjera i dinë ata vetë, nuk e di pse kanë vepruar në atë mënyrë”, tha Melisa. Sipas saj, dashuria e tyre është e fortë.


Share

Komente