October 9, 2021

Lidhur me terminet për viza pune, Ambasada Gjermane jep sqarim

Shpërndaje lajmin

Në kuptimin e plotë të fjalës, Ambasada Gjermane tregon se arsyeja e bllokimit të faqës ishte kërkesa shumë e madhe, përcjell albinfo.ch.

Me datën 7 tetor 2021, sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor për muajin nëntor, për termine, kërkesa kanë qenë shumë të mëdha. Ambasada shpjegon se terminet për muajin nëntor janë rezervuar brenda vetëm pak minutave dhe lista e pritjes për termine është dashur të mbyllet sërish.

“Për shkak të kërkesës së madhe, kontingjenti për muajin nëntor është plotësuar. Sistemi i rezervimit të termineve i nënshtrohet standardeve të larta të sigurisë dhe administrohet në mënyrë të centralizuar në Gjermani. Megjithatë kapacitetet tejet të larta të sistemit të termineve që është në dispozicion në mbarë botën nga Ministria e Jashtme Federale në Berlin, pengesat afatshkurtëra në sistem në raste të qasjeve të shumta në të njëjtën kohë, fatkeqësisht jo gjithherë mund të mënjanohen”, thuhet në komunikatën e ambasadës.

Sipas saj, lista e pritjes për termine për dhjetor do të hapet në fillim të nëntorit. “Koha e saktë e hapjes së ardhshme do të bëhet e ditur paraprakisht në faqen tonë të internetit: www.pristina.diplo.de”, thuhet në komunikatë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *