September 18, 2021

Ligji për Arsimin, Gjana në ABC: Duhet i qëndrueshëm jo të ndryshohet sot për nesër

Shpërndaje lajmin

Në emisionin “Log.” në ABC, mbrëmjen e sotme është diskutuar edhe për ligjin e Arsimit të Lartë.

Një nga të ftuarit në emisionin ishte edhe Rektori i Kolegjit Universitar Beder, Ferdinand Gjana, i cili është ndaluar tek ligji për Arsimin e Lartë duke theksuar se Arsimit i duhet një ligj i qëndrueshëm dhe jo që të ndryshohet vazhdimisht.

Gjana e ka mbështetur mendimin e tij në konfuzionin që krijon ndryshimi i shpeshtë i ligjit, duke theksuar që kur të ndryshohet një akt normativ apo ligji për arsimin duhet të lihet për një kohë të gjatë në fuqi në mënyrë që të kuptohet dhe të zbatohet.

“Ne kemi shumë shembuj se një nxënës në shkollë të mesme duhet të dijë se si është provimi i maturës. Të gjithë sistemi duhet ti ketë rregullat jo që ndryshojnë çdo ditë, por të qëndrueshme. Dhe të thella e qëndrueshmëri në kohë. Jo të ndryshohet sot për nesër. Të bëhet planifikim për tu dhënë kohë të kuptohet dhe si do zbatohet. Ndryshe ne do kemi prish e bëj por nuk do bëjmë asgjë. Qoftë ligji dhe akte normative mund të përmirësohen se kjo është kudo në botë. Arsimi është dinamik dhe ne jemi gjithmonë me mësime të reja.” tha Gjana. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *