Lihet në burg 32-vjeçarja që hodhi foshnjën në lumë, avokati: Të ndryshojë akuza

Shpërndaje lajmin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Orjana Gremin, e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj para disa ditësh.
Ndërkohë avokati i saj Bruno Pepa, ka kërkuar ndryshimin e akuzës në vrasje në rrethana cilësuese.
32-vjeçarja është transferuar në burgun e grave në Tiranë, ndërsa gjatë seancës nuk ka bërë asnjë reagim. 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.
Ngjarja e rëndë ku Gremi ka hedhur foshnjën në lumin Kir, është regjistruar në fshatin Golem më 4 janar, ndërsa është zbuluar paraditen e kësaj të shtune kur u gjet trupi i pajetë.
Ajo ishte e pamartuar dhe nuk kishte familje, ndaj jetonte me dajën në fshatin Golem.
Deri më tani ajo nuk e ka deklaruar atësinë e fëmijës.
LEXONI GJITHASHTU: 

Vodhën mijëra euro, përgjimi që fundosi nënë e bir në Tiranë
Me lot në sy dhe kokën ulur, dalin në gjykatë nënë e bir që vodhën 540 mijë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *