Lika: Partitë shqiptare në Malin e Zi janë të përçara, përfitojnë malazezët

Shpërndaje lajmin

Gazetarja Ilmira Lika deklaroi se partitë shqiptare në Malin e Zi janë të përçara, ndaj përfituesit më të mëdhenj në këtë rast janë ato malazeze, të cilat tentojnë dhe marrin vota nga elektorati shqiptar.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Lika nënvizoi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duhet të shënojnë fundin e përçarjeve në partitë shqiptare.
Sipas saj, në të kundërt, situata e shqiptarëve në Malin e Zi do të jetë edhe më e keqe.
“Janë ego të liderëve të subjekteve politike, të cilët nuk pajtohen karshi intersave të ndryshme. Ato janë interesa të ngushta personale. Kjo vjen deri te përçarja e të gjithë popullatës dhe deri te ndarja e trupit elektoral. Të gjitha subjektet malazeze tentojnë dhe marrin vota nga populli shqiptar, sepse vetë partitë shqiptare kanë sjellë në këtë gjendje dhe me shumë lehtësi vijnë të gjitha subjektet e tjera dhe marrin veta.
Këta vetë janë të shpërndarë, kemi nëntë subjekte politike shqiptare apo më tepër që veprojnë. Mendoj që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duhet të jetë fundi i kësaj përçarjeje, nëse nuk bashkohen edhe në këto zgjedhje, do të shkojë shumë keq situata e shqiptarëve në Malin e Zi”, theksoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *