Linda Pano: Një 16-vjeçare që aborton rrezikohet 270 herë nga kanceri

0
Shpërndaje lajmin

Sipas projektligjit “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet të informohen për vendimin e saj.
Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se njoftimi do të çojë në rrezik të qartë të dhunës në familje, kërcënime, detyrim, keqtrajtim ose braktisje.
Linda Pano nga koalicioni shqiptar pro familjet dhe jetës tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se një 16-vjeçare që aborton rrezikohet 270 herë nga kanceri.
“Është një nga projektligjet më të këqija që ka ardhur ndonjëherë për diskutim publik, shpresoj shumë që të mos kalojë. Ideja është që vajzat 16 vjeçe mund të kryejnë abort pa dijeninë  e prindit, kjo sjell ndarjes e fëmijës nga prindi e para, e dyta çfarë di një 16 vjeçare nga ajo që po ndodh. Nuk i jepet mundësia të kuptojë që edhe mund ta mbajë fëmijën dhe nuk i tregohet se risku për t’u sëmurur me kancer është 270 herë më i madh tek ajo se tek një bashkëmoshatare që nuk kryen abort”, tha Pano.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Teologu kundër nënave surrogate: Është njësoj si prostitucioni
Pedagogia me shami: Kam pasur lindje të vështira, por nuk do pranoja nënë surrogate

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *