September 25, 2021

Liri vetëm për të vaksinuarit nga COVID-19 në Greqi

Shpërndaje lajmin

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, nënvizoi se do të hyjnë në fuqi kufizime të reja për të ndaluar përhapjen e virusit dhe liri do t’u jepet vetëm personave të vaksinuar nga COVID-19.

Sipas deklaratës së tij, kjo do të thotë se në ambientet e mbyllura, si bare, kinema apo teatro, do të lejohet vetëm hyrja e qytetarëve të vaksinuar.

Të shqetësuar nga një valë e katërt e pandemisë, kryeministri grek bëri me dije se vaksinimet kundër COVID-19 do të jenë të detyrueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe stafet e azileve të të moshuarve.

Në të kundërt, shtoi ai, punonjësit e këtyre sektorëve do të pezullohen nga detyra.

Mitsotakis gjithashtu vuri në dukje se është e nevojshme që deri në fund të gushtit të jetë vaksinuar 70 për qind e popullsisë së rritur.

Kryeministri grek paralajmëroi se shfaqja e variantit Delta dhe ngurrimi i disa qytetarëve për t’u vaksinuar përbën një kërcënim të dyfishtë në përhapjen e virusit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *