Lirimet me kusht të personave të dënuar/ Shkëlqim Hajdari: T’i kaloj për kompetencë SPAK

Share

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, propozoi që lirimet me kusht përpara kohe për personat e dënuar për krim të organizuar, t’i kalojnë për kompetencë SPAK dhe gjykatave përkatëse.

Nga studio e “Real Story” Hajdari theksoi se SPAK si strukturë është më e mbrojtur nga presionet e mundshme të krimit të organizuar dhe punonjësit e saj kanë paga më të mira, e në këtë mënyrë sipas tij zhbëhet korrupsioni.

Gjithashtu shtoi se për krime më të lehta gjykatat duhet të japin vendime më liberale.

“Duhet bërë një ndryshim ligjorë. Nuk duhet bërë lirimi i parakohshëm me kusht, sepse historia tregoi se janë vuenrabël përballë presionit që i vjen nga krimi i organizuar. Ne duhet të bëjmë një ndryshim ligjorë, që lirimi i parakohshëm me kusht për krimet e rënda, t’i bëjë po SPAK.

Këtë ide e kam reflektuar gjatë gjithë kohës, pasi personat që janë dënuar ashpër bëjnë krim dhe brenda. SPAK është i mbrojtur. Presionet që vijnë nga grupet kriminale janë më të pakta pasi struktura është më e mbrojtur, punonjësit janë më të paguar dhe kanë në dorë subjekte që janë në hetim jashtë. Kjo përbën sens mendoj unë.

Do të ishte pozitive që për krimet e tjera duhet të ketë dënime më liberale dhe për këto lirime, për gjykatat përkatëse të mbetet po kjo skemë që është”, tha Hajdari./CNA.al


Share

Komente