Lirimi i policëve të Kosovës/ Hill: Përpjekje shtesë për shtensionimin e situatës

0
Shpërndaje lajmin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, e ka përshëndetur lirimin e tre policëve të kidnapuar nga Serbia.
Këtë veprimm Hill e ka parë si përpjekje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.
“Ne e mirëpresim lajmin për vendimin e gjykatës për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në shtensioimin e mëtejshëm të situatës aktuale”, theksoi ai.
I pyetur se çfarë pret më pas për krizën në veri të Kosovës, ambasadori amerikan bëri thirrje për miratimin urgjent të planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm të dialogut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *