Lirohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit

Shpërndaje lajmin

Gjykata e Shkallës së parë të Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për drejtorin e komanduar të burgut të Reçit Ervis Zika, i cili u arrestua pak ditë më parë.
Zika dyshohet se ka kaluar në regjim pa skaner sende të paligjshme dhe se ka firmosur në mënyrë fiktive kartelat e karburantit.
Pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbën rrezikshmëri për t’u larguat nga vendi. Hetimi ndaj drejtorit të burgut të Reçit do vijojë në kushtet e arrestit të shtëpisë.
Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkallës së parë në Shkodër Izabela Radovani.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Arrestohet drejtori i komanduar i burgut të Reçit
Jep dorëheqjen drejtori i DPAP, Selman Hodaj

Leave a Reply

Your email address will not be published.