September 24, 2021

Lirohet shqiptari nga Zvicra, i dyshuar për ndihmë në sulmin e Vjenës

Shpërndaje lajmin

Më i riu nga dy shtetasit zviceranë, të arrestuar pas sulmit në Vjenë, në nëntor të vitit 2020, është përsëri i lirë. Bëhet fjalë për një të ri 18 vjeçar me prejardhje shqiptare.

Gjykata kompetente e ka liruar atë nga paraburgimi dhe ka vendosur masa alternative ndaj tij.

Mbajtja në paraburgim e të rit nuk është më adekuate me veprën, ka deklaruar Prokuroria Federale e Zvicrës (BA) për Agjencinë e Lajmeve Keystone-SDA.

Si shembuj të masave alternative, BA përmend, ndalesën për të shkruar, detyrimin për paraqitje dhe raportim të rregullt në polici dhe ndalimin e kontakteve, transmeton albinfo.ch. Edhe me këto masa, mund të parandalohet rreziku i arratisjes, sipas BA-së.

BA ka marrë përsipër procedurat përkatëse nga prokurori i të rinjve në Winterthur dhe prokurori publik i Cyrihut.

Katër njerëz ishin vrarë në sulmin terrorist në Vjenë në mbrëmjen e 2 nëntorit ndërsa sulmuesi, Kujtim Fejzullai , me prejardhje nga Struga, ishte qëlluar për vdekje nga policia. Dy shtetasit zviceranë, të arrestuar, ishin të njohur për të, përcjell albinfo.ch.

Hetimet nga BA kanë fokusohen në marrëdhëniet në të cilat këta dy perspona ishin me njëri-tjetrin dhe çfarë lidhje ka pasur atentati me Zvicrën.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *