January 25, 2022

LISTA/ Vinicius i përgjigjet telefonatës së Ancelottit, Reali plotësohet për Valencian

Shpërndaje lajmin

Vinicius është padyshim risia e madhe e Real Madridit për ndeshjen me Valencian që do të zhvillohet ditën e nesërme. Braziliani rikthehet pasi mungoi ndaj Getafes dhe Alcotanos për shkak të infektimit me Covid-19.

Përveç Vinicius, në skuadër rikthehen, Courtois, Modric, Benzema dhe Mendy të cilat u lanë pushim në ndeshjen e Kupës së Mbretit. Të dëmtuar vazhdojnë në të jenë Carvajal, Baale dhe Mariona ndërsa Jovic mbetet pozitiv me koronavirus.

Lista:

Portierë: Courtois, Lunin dhe Diego.

Mbrojtës: Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo dhe F. Mendy.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas Vázquez, Ceballos, Isco dhe Camavinga.

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius dhe Rodrygo. r.t/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *