April 19, 2021

LIVE, Andorra-Shqipëri/ Lenjani i jashtëzakonshëm, kuqezinjtë në avantazh

Shpërndaje lajmin

Pas thuajse 5 muajsh kemi sërish mundësinë të shijojmë kombëtaren tonë në fushë. Shqipëria rikthehet sot në një ndeshje në transfertë ndaj Andorrës, e para në eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm në Katar.

Kuqezinjtë janë favoritë në këtë betejë, por Andorra është një skuadër, që kërkon kujdes maksimal sepse në të shkuarën na ka krijuar probleme, duke na marrë pikë të rëndësishme. Në vitin 2019 na barazuan me shifrat 2-2 në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA (3-5-2):
Berisha; Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla; Lenjani, Gjasula, Bare, Memushaj, Hysaj; Manaj, Cikalleshi. Trajner Edy Reja.
ANDORRA (4-4-2): Gomes; Rubio, Llovera, Vales, San Nicolas; Martinez, Rebes, Vieira, Cervos; Alaez, Fernandez. Trajner: Koldo Alvarez.

Po luhet ndeshja…

41′ Shqipëria në avantazh. Sulm i kuqezinjve nga krahu i majtë, asist i Keidi Bares dhe finalizim shumë i bukur i Ermir Lenjanit.

27’ Rasti i parë i rrezikshëm vjen nga Manaj, që godet fort një goditje dënimi në hyrje të zonës, por në krahun e portierit.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *