LIVE/ Dita e 5 e luftës, delegacionet takohen sot në kufirin bjellorus, Zelensky: 24 orë vendimtare
Lufta në Ukrainë është futur në ditën e pestë të saj. Pas orës 6:30 të mëngjesit sirenat kanë nisur të dëgjohen në Kiev, ndërsa shumë nga banorët e qytetit po strehohen nën tokë.
Gjatë natës janë dëgjuar më shumë shpërthime në kryeqytetin ukrainas dhe qytete të tjera të vendit.
Mëngjesin e sotëm pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.
07:30 – SHBA u bën thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë të largohen: Merrni parasysh rrugët dhe rrezikun
Ambasada e SHBA në Kiev u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Ukrainë të largohen nga vendi nëse ndihen të sigurt se mund ta bëjnë një gjë të tillë pa rrezikuar jetën e tyre. Ajo thekson se shumë prej rrugëve që mund të ndiqen janë të mbipopulluara dhe të ekspozuara ndaj operacioneve luftarake, ndaj rekomandoi kalimet përmes Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen tani me opsione private, nëse janë të sigurt. Merrni parasysh rrugët dhe rrezikun. Shumë kalime kufitare tokësore polake dhe vendkalime kryesore të Moldavisë krijojnë pritje të gjata. Ne rekomandojmë kalimet kufitare të Hungarisë, Rumanisë dhe Sllovakisë. Pritjet mund të jenë orë të tëra”, njoftoi ambasada.
We urge U.S citizens to depart now by private options, if safe. Consider routes & risk. Many Polish land border crossings & main Moldavian crossings have long waits. We recommend Hungary, Romania & Slovakia border crossings. Waits may be hours. https://t.co/wIdqcjM461
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) February 28, 2022