LIVE/ Nis Kuvendi Kombëtar i PD, rikthehen “xhaketat e vjetra”, ndryshime të tjera në statut. Kur zgjidhet kryetari i ri

Shpërndaje lajmin

Ka nisur me ovacione Kuvendi Kombëtar i PD-së, gjatë të cilit pritet të bëhen disa ndryshime të rendësishme në statut. Tashmë në sallën e Pallatit të Kongreseve ka mbërritur edhe Berisha me bashkëshorten e tij Liri si edhe të gjithë delegatët.
Nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, duke theksuar këtu se Berisha e ka pranuar se ai do të jetë një nga kandidatët. Mes ndryshimeve statutore pritet të jetë edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, si dhe rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite.

09:20- Radhë e gjatë delegatësh në Pallatin e Kongreseve
Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj raporton se hyrja e Pallatit të Kongreseve është mbuluar nga një banderolë ngjyrë blu kurse slogani është: “Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

1800 delegatë të Kuvendit të PD do të zgjedhin sot Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bien në sy edhe rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët.
08:50 – Rikthehen “xhaketat e vjetra” në PD
Mes emrave të 420 kandidatëve për postet në Këshillin e ri Kombëtar të PD-së, të zbardhur nga Abc, janë shumë prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike pas vitit 2013, si Arben Imami, Myqerem Tafaj, Rudina Hajdari, Myslim Murrizi, ish kandidatët për kreun e PD, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, mjeku Ilir Alimehmeti, artistët Renis Gjoka, Julian Deda, ish-kandidatët e zgjedhjeve të 6 marsit, gazetarët Floriana Garo, Fjoralba Dizdari, Patrik Sadikaj.
Në listë vërehet rikthimi i Arben Imamit, apo edhe një prej mbështetësve të Lulzim Bashës, ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja. Ajo që bie në sy është se në këtë garë, “Rithemelimi” ka rikthyer emra të larguarish, figura të vjetra të PD-së, ish-ministra, ish-deputetë, por edhe artistë, mjekë, etj. Gjithashtu në listë janë edhe figura të reja në garë për një vend në Këshillin Kombëtar.

 
/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *