September 24, 2021

LIVE/Vitia mohon se nuk nënshkroi kontratën me Pfizer (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka folur në një konferencë për media sot në lidhje me raportimet e sotme se ai nuk ka nënshkruar me qëllim kontratën me Pfizer për ardhjen e vaksinave në Kosovë.



Vitia para mediave ka thënë se ky raportim nuk qëndron dhe është krejtësisht i pavërtetë, shkruan lajmi.net.

Madje ka thënë se raportime të tilla dëmtojnë edhe procesin e sigurimit të vaksinave.

“Sot në vend të një konference për të lajmëruar ecurinë e masave, apo për masa të reja, më duhet të flas për një temë tjetër për një lajm të pavërtetë i cili po të mos ishte i dëmshëm do të reagonim të hënën apo fare. Lajmi i publikuar në Insajderi është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq. Është i pavërtetë sepse ata që janë siguruar me kinse informacione zyrtare janë krejtësisht të pasaktë.  Çështja është konfidenciale. Ata e kuptojnë që këto dhëna janë konfidenciale. Ata që rrjedhin të dhëna të tillë, kanë dëmtuar dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Procesi i sigurimit të vaksinave nuk është lojë. Të rrezikosh sigurimin e vaksinave, ke rrezikuar shëndetin e qytetarvëe dhe për këtë duhet pasur llogaridhënie”, ka thënë Vitia.

Ai ka lavdëruar edhe Komisionin për sigurimin e vaksinave.

“MSH ka themeluar një komision për sigurim  të vaksinave dhe i njëjti është funksional. Kjo trupë është nën betim të konfidencialitetit që nënkupton se nuk mund të jap asnjë detaj. Ajo që mund të them është se jam i kënaqur me punën dhe progresin”, ka thënë ai.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *