LIVE| Zhbllokohet sfida, Partizani kalon në avantazh ndaj Apolonisë (VIDEO)

Share

Ka startuar në orën 16:45, ndeshja mes Partizanit dhe Apolonisë, e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Partizani futet në këtë ndeshje vetëm për të marrë fitoren, e cila do i siguronte vendin e dytë, pas humbjes së Teutës ditën e djeshme. Në stolin e Apolonisë bën debutimin e tij ditën e sotme trajneri i ri Fabricio Kamarata.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, që do të kërkojnë maksimumin. Të kuqtë futen në fushë si favoritë, teksa Daja e nis ndeshje me ndryshime në formacion. Rikthehet titullar Uilliam Korderio, i cili ka zënë vendin e Jurgen Bradhit.

LIVE: PARTIZANI – APOLONIA 1-0

Cara 80′ 

KOMENTI LIVE: 

80′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Tedi Cara kalon në avantazh të kuqtë. Futbollisti përfiton nga një gafë në mbrojtje e fierakëve, duke gjuajtur saktë nga brenda zonës me këmbën e majtë. 

 


Share

Komente