Liverpuli “zbut dhelprat”, të kuqtë ‘likuidojnë’ pa problem Leiçesterin dhe nuk lëshojnë kreun e renditjes

Share

Përfundon ndeshja e javës së 9 në Premier Ligë. Liverpuli ka likuiduar pa problem Leiçesterin me rezultatin e pastër 3-0. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 21 nga një autogol i Evans.

Në minutën e 41, të kuqtë dyfishuan rezultatin me Diogo Jota. Portugezi shënoi me një goditje të bukur me kokë, pas një asisti perfekt të Robertson.

Në minutën e 86, ishte Firmino që i vuri vulën përfundimtare, duke shënuar golin e tretë.

Me këtë fitore, Liverpuli ngjitet në vendin e parë me 20 pikë, po aq sa Totenhemi, ndërsa Leiçesteri mban vendin e 3 me 18 pikë.


Share

Komente