Logo e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës ka vendosur për logon me të cilën përfaqësohet Kosova në 15 vjetorin e pavarësisë së saj dhe shënimit të 25 vjetorit të Epopesë. Autori i logos, Albian Gagica, ka folur për simbolikën e tyre duke thënë se logoja e pavarësisë është moderne dhe në të janë përdorur ngjyra të ndryshme me domethënie të veçanta, transmeton albinfo.ch.
“Logoja është moderne, para se ta dizajnoj kam shikuar disa logo që janë bërë më herët dhe të gjitha kanë qenë me ngjyrat e flamurit, që nuk ka diçka gabim, por kam dashur të bëj diçka më ndryshe, kam futur më shumë ngjyra, kam futur ngjyrën rozë për rolin e gruas në shoqërinë tonë, ngjyrat kuq e zi në mes të logos, flamuri i Kosovës dhe e gjelbra që simbolizon të ardhmen. Mendoj që ngjyrat janë të qëlluara”, u shpreh Gagica.