Logoja dhe slogani domethënës i “Eurovision 2023”

0
Shpërndaje lajmin

 
Ani pse Ukraina fitoi “Eurovision” vitin që lamë pas, ndryshe nga tradita e festivalit, ai nuk do zhvillohet në vendin fitues, por në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo për shkak të luftës në Ukrainë, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se këtë vit festivali europian vjen me sloganin “United by Music” (Të bashkuar nga muzika). BBC ka publikuar promon e festivalit, ku pasqyron origjinën e saj, i cili fillimisht u krijua si një eksperiment për të bashkuar Europën.
Sakaq, flamujt e Ukrainës dhe Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur si frymëzim për skemën e ngjyrave.
Gjysmëfinalet më 9 dhe 11 maj do të shohin 31 garues, të cilët vetëm 20 prej tyre do të kualifikohen për në finalen e madhe më 13 maj.
Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia kualifikohen automatikisht në finale për shkak se paguajnë transmetuesit e tyre për të marrë pjesë. Ukraina gjithashtu do të shkojë direkt në finale si fituese e vitit 2022.
Kujtojmë se këtë vit Shqipëria do të përfaqësohet në “Eurovision” nga Albina Kelmendi dhe familja e saj. Ata triumfuan në “Festivalin e Këngës” në RTSH, me këngën “Duje.” Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit përfaqësuesi i Shqipërisë ne “Eurovision” u zgjodh nga vetë publiku, përmes votave. Nga ana tjetër, juria vendosi fituesin e “Festivalit të Këngës.” Këtë vit fituese u shpall Elsa Lila.
 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *