Loja e fajit me vonesat në shpërndarjes vaksinave/ Pse BE po tregohet kaq e ngathët?

Share

Nga Jillian Deutsch “Politico.eu”

Kur është fjala për vaksinimin e njerëzve nga Covid-19, Bashkimi Evropian është pas Britanisë, SHBA-së dhe Izraelit, dhe një numër në rritje i kritikëve fajëson për këtë Komisionin Evropian.

Gjatë fundjavës që shkoi, Markus Soder, udhëheqës i Unionit Kristiansocial Gjermanisë dhe drejtuesi i kompanisë “BioNTech” Ugur Shahin,e kritikuan KE për mos-blerjen e mjaftueshme të vaksinës së BioNTech/Pfizer, e para që u miratua nga entet rregullatore evropiane. Komisioni reagoi të hënën, duke thënë se kishte siguruar më shumë se 2 miliardë doza vaksinash nga 7 prodhues, me pjesëmarrjen e vendeve anëtare gjatë gjithë procesit. Por nuk mund të mohohet se fillimi i procesit të vaksinimit është i ngadaltë.

Vendet e BE-së kanë vaksinuar në total qindra mijëra njerëz. Por shifrat ndryshojnë shumë midis vendeve. Edhe Gjermania, që ka vaksinuar mbi 265.000 njerëz – më shumë se çdo vend tjetër i BE -deri në4 janar, është ende larg shpërndarjes së 1.3 milion dozave që ka aktualisht në dispozicion.

BioNTech kundërshton strategjinë e Danimarkës dhe Anglisë/ S’duhet të shtyhet doza e dytë e vaksinës

Pse KE nuk bleu mjaftueshëm vaksina të BioNTech/Pfizer për të vaksinuar të gjithë qytetarët e BE-së?

Në qershor, kur Komisioni filloi të blinte vaksinat, askush nuk e dinte me siguri se cila do të ishte e suksesshme. BioNTech/Pfizer, por edhe Moderna, Oxford/AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, ishin ndër më të shpejtët që nisën testimet në shkallë të gjerë tek njerëzit.
Por secila prej këtyre vaksinave kishte pengesa të ndryshme për t’u kapërcyer, dhe askush nuk priste që secila prej tyre të ishte më shumë se 90 për qind efektive.

Sigurisht, jo ato të bazuara tek teknologjia mARN, që nuk ishte aprovuar kurrë më parë nga rregullatorët. Ndaj KE e diversifikoi portofolin e tij të vaksinave, duke siguruar më shumë se 2 miliardë doza vaksinash nga 6 prodhues. Dhe është pranë një marrëveshje për të blerë edhe 200 milion doza të tjera të vaksinës së Novavax.

A duhet që vendet të blinin dhe aprovonin vetë përdorimin e vaksinave?

Argumenti i bashkimit është se vendet e BE-së do të siguronin marrëveshje më të mira duke negociuar si një bllok. Dhe ato kanë mësuar nga përvoja e kaluar. Gjatë pandemisë së Gripit të Derrit në vitin 2009, kompanitë farmaceutike luajtën me vendet e BE-së për t’i detyruar të shpenzonin sa më shumë para për vaksinat, me disa shtete që përfunduan me më shumë doza se sa u duhej dhe që iu shitën më pas fqinjëve. Këtë herë, vendet e BE-së ranë dakord që ta lejojnë Komisionin të drejtojë negociatat. Gjithsesi vendet e BE janë ende pjesë e procesit, pasi 7 shtatë vende marrin pjesë në negociata, dhe të gjitha vendet e BE-së japin miratimin e tyre për marrëveshjet përpara se ato të nënshkruhen. Teknikisht BE mund të kishte blerë 1 miliard doza të secilës vaksinë, por pengesë ishin edhe paratë. Nuk është e sigurt në çfarë mase, pasi gati të gjitha informacionet mbi kontratat e vaksinave janë sekrete. Por ne e dimë që Komisioni përdori rreth 2.1 miliardë euro si parapagesë për vaksinat, dhe u kërkoi vendeve të BE-së 750 milion euro të tjera në vjeshtë.

Çdo vend i BE-së paguan për dozat kur të marrë në dorëzim vaksinat. Disa vende vendosën të blinin vaksina të tjera përtej marrëveshjeve të BE-së. Në vjeshtë, Gjermania bleu një shtesë prej 30 milion dozash të vaksinave BioNTech/Pfizer dhe CureVac, edhe pse kjo bie ndesh me strategjinë e BE-së. Kur u pyet mbi arsyen nga “Politico”, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se Gjermania donte të blinte më shumë por “në fakt në atë fazë,nuk kishte një nevojë më të madhe nga vendet anëtare”.Ky lajmi mbi këtë blerje shtesë u bë publike, Danimarka tha se do të ndiqte të njëjtin shembull duke blerë 2.6 milion doza shtesë.

Atëherë, përse BE po vonohet kaq shumë për të vaksinuar njerëzit?

A mos BE i nënshkroi tepër vonë marrëveshjet për vaksinat? Shumica e marrëveshjeve u nënshkruan në fillim të gushtit. Por KE mori firmën e vendeve të BE-së muaj më vonë. Është e vërtetë që Britania dhe SHBA-ja, ishin në gjendje të vaksinonin qindra mijëra njerëz përpara se rregullatorët evropianë të aprovonin vaksinën e parë.

Negociatat konfidenciale për vaksinën

Për këtë ka disa arsye. Më e rëndësishmja është që Agjencia Evropiane e Barnave, rekomandoi një autorizim të kushtëzuar të marketingut, që ka më shumë klauzola bashkangjitur për prodhuesit e ilaçeve, sesa procedurat britanike të autorizimit urgjent.
Kërkohet më shumë kohë, sepse procesi kërkon kontribut nga çdo vend i BE-së. Vendet ishin kryesisht të patundura në mbështetjen e tyre ndaj këtij procesi gjatë gjithë dhjetorit.

Por kur britanikët dhe amerikanët po vaksinoheshin, vende si Hungaria, Polonia, Gjermania dhe Italia e nxitën BE-në të përshpejtonte. EMA afroi datat e aprovimit të vaksinave, ndërsa Komisioni e ndryshoi procesin e autorizimit nga disa ditë në disa orë. Por duket se procesi do të vazhdojë të zgjasë më shumë, derisa vendet e tjera të miratojnë autorizime e tyre emergjente./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.politico.eu/article/the-vaccination-blame-game-is-it-all-the-eus-fault/


Share

Komente