Lokali në Tiranë kthehet në bazë droge, policia kap ‘mat’ disa persona duke marrë kokainë

Share

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Komuna”, ku ka zbuluar një lokal që shërbente si bazë droge.

Në pranga ra pronari që përshtati lokalin për shpërndarje dhe përdorim droge dhe kamerieri, ndërkohë u proceduan edhe 4 klientë që u kapen në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.

Policia sekuestroi rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash, dhe 4 aparatë celular.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, se në një lokal në rrugën “Haxhi Kika” shpërndahej lëndë narkotike, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Komuna”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

I.D., 49 vjeç, (pronar i lokalit) i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikëve” dhe O.N., 25 vjeç (punonjës i lokalit).

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua puna dhe u bë ndërhyrja nga shërbimet e policisë në lokalin në pronësi të shtetasit I.D., dhe punonjës O.N., ku u gjetën dhe u sekuestruan rreth 388 gramë lëndë narkotike kanabis, mbetje pluhur me lëndë narkotike kokainë, një shumë pararash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, dhe 4 aparat celular.”, njofton policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

The post Lokali në Tiranë kthehet në bazë droge, policia kap ‘mat’ disa persona duke marrë kokainë appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente